![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Perfundon investimi i OSHEE ne Fier: 1 mld leke per rikonstruksionin e kabinave
Investimet e realizuara nga OSHEE në qytetin e Fierit kanë transformuar cilësinë e furnizimit për abonentët në këtë zonë por dhe kanë ulur nivelin e humbjeve në rrjet.
Prej 40 vitesh në rrjetin shpërndarës nuk ishte bërë asnjë investim duke sjellë degradimin e tij dhe për pasojë cilësi shërbimi të dobët. Investimet e realizuara në vitet e fundit, ku përfshihen ndërtimi i 9 fiderave të rinj 20 kilovolt, shtrimi i linjave të tensionit të mesëm dhe atij të ulët, rikonstruksioni i afro 100 kabinave elektrike si dhe ndërtimi i 60 kabinave të reja tip box ofrojnë tashmë një panoramë krejt tjetër për çdo abonentë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi investimin e bërë në rrjetin shpërndarës 20 kilovolt, ku pa nga afër disa prej kabinave të reja të ndërtuara dhe nënstacionin, nga ku dalin 9 fiderat e ndërtuar gjatë katër viteve të fundit, si dhe u njoh me impaktin që kanë sjellë këto investime tek abonentët.
“Ky rikonstruksion ka bërë të mundur furnizimin me energji elektrike për gjithë qytetin e Fierit, ka përmirësuar cilësinë e furnizimit por njëkohësisht ka ulur nivelin e humbjeve për kompaninë. Në vitin 2015 niveli i humbjeve ka qenë 30.5% dhe ka arritur në 15.5%, që do të thotë se është përgjysmuar. Ndërkohë që cilësia e furnizimit me energji elektrike është përmirësuar me rreth 30%”, bëri të ditur Arian Faskaj, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të OSHEE Fier. Ministrja Balluku u shpreh se investimet në rrjetin elektrik në qytetin e Fierit do të vijojnë me qëllim që shërbimi që ju ofrohet qytetarëve të jetë akoma dhe më i mirë, duke garantuar furnizim cilësor dhe pandërprerje.
Balluku tha se Fieri është një nga qytetet model sa i takon mbledhjes së të ardhurave nga ana e kompanisë së shpërndarjes së energjisë. “Qyteti i Fierit e meriton plotësisht vëmendjen e OSHEE në këtë zonë pasi këtu mbledhja e të ardhurave arrin në 98%. Është një nga qytetet model përsa i përket pagesave dhe rregullsisë së abonentëve. Megjithatë ne kemi projekte të ardhshme për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve elektrike këtu në zonën e Fierit.
Kjo është një zonë industriale, shumë kompani zhvillojnë aktivitetin e tyre këtu dhe detyrimisht ne duhet t’i përgjigjemi dhe kompanive, por sidomos abonentëve, pasi qytetarët janë në fokusin tonë”, theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë duke garantuar mbështetjen e institucionit që ajo drejton për të gjitha drejtoritë rajonale të OSHEE me qëllim rritjen e kapacitetit të tyre për t’ju përgjigjur edhe më mirë shqetësimeve të qytetarëve. Rreth 1 miliardë lekë është shuma e investuar nga OSHEE në qytetin e Fierit në katër vitet e fundit. Aktualisht janë në proces pune ndërtimi i 3 fiderave të tjerë 20 kilovolt, të cilët do të lidhen me nënstacionin Fieri 1, i parashikuar për t’u ndërtuar në hyrje të qytetit./Shqiptarja.com
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)